Partia Demokratike akuzoi sot se paratë 310 milionë Euro në vit të Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor shkojnë për llogari të klientëve të qeverisë.

Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë dhe i dorëzimit të shtetit në duart e motrave dhe kunatave të partisë. 310 milionë Euro është buxheti vjetor i Fondit ku punon motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës.

Nga një anë, është Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që, si anëtarë të Këshillit Drejtues vendosin për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, nga ana tjetër janë motrat dhe kunatat e tyre që firmosin për dërgimin e parave në llogaritë e klientëve të qeverisë.

Tv Klan