PD: Partitë të financohen nga buxheti i shtetit

PD: Partitë të financohen nga buxheti i shtetit

15:39 19/11/2019

Opozita parlamentare është kundër

Demokratët iu bashkuan edhe tryezës së dytë të thirrur nga OSBE për Reformën në Drejtësi. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso risolli në takimin e kësaj të martë ku ishin të pranishëm dhe ekspertë të huaj, propozimin për financimin e partive politike 100 përqind nga buxheti i shtetit dhe kriminalizimin e financimeve private.

“Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre me pikat e dobëta që lidheshin me financimin dhe që duhet të adresoheshin. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre për 100% të financimit publik. I takon klasës politike që të miratohet dhe zbatohet”.

Maxhoranca nuk ka patur një pozicionim të prerë mbi këtë propozim të demokratëve, edhe pse me herët janë shprehur skeptikë pasi do të rëndonte buxhetin e shtetit. Sipas Damian Gjiknurit, në këtë fazë, pjesëmarrja e opozitës është me rëndësi për një reformë gjithëpërfshirëse. Gjiknuri ndalet tek një tjetër aspekt i financimit të fushatave zgjedhore, reklamat mediatike.

“Ka diskutime të ndryshme dhe ide të ardhura nga disa institucione ndërkombëtare për të kufizuar reklamat politike apo ndaluar fare ato. Po shikojmë pluset apo minueset. Ne PD-në e presim të vijë me propozime konkrete, pasi tani nuk kemi parë, kur t’i shohim do të shprehemi. Roli i PD-së dhe prezenca është e mirëpritur. Po diskutohet edhe për financimet e partive, legjislacioni i ri për financimet politike do të përfshijë edhe partitë kryesore sikur është edhe PD-ja

Propozimi i demokratëve nuk gjen mbështetjen e opozitës parlamentare, e cila vazhdon t’i mëshoje idesë së ndryshimit të sistemit. Rudina Hajdari e propozon referendum dhe thotë se ka edhe mbështetjen e Presidentit Meta.

Edhe aleatët e demokratëve nuk duken entuziastë për këtë propozim të tyre që vetë Kaso e cilëson si drastik. LSI ka propozuar që financimi të jetë i ndarë mes buxhetit dhe donatorëve.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi