Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndryshimi i buxhetit të ’99 ligjëron vjedhjen e ndihmës komunieti ndërkombëtar i akordoi Shqipërisë. Ka qenë ky reagimi i demokratëve pas miratimit të ndryshimit të ligjit për buxhetin e këtij viti. Ekspertët ekonomik të Partisë Demokratike, Ridvan Bode dhe Albina Karamitro në një konferencë për shtyp kanë shprehur kostatimet e tyre rreth këtij ndryshimi.

Sipas tyre gjithë ndryshimi i buxhetit konsiston në shpërndarjen e 20.8 miliard lekëve fonde këto që qeveria i kalon në masën 80%. Për të garantuar shpenzimet e veta dhe kompesuar mosrealizimet e mëdha të të ardhurave të grabitura nëpërmjet kontrabandës.

40% e këtij fondi u shpreh Karamitro janë përdorur si shpenzime për ministritë për rroga dhe shpenzime të tjera të tyre dhe aspak për të luftuar varfërinë që gjeti dhe nga ardhja e kosovarëve. Ndërkohë vetëm 20% e shumës është kaluar për kalimin e destinuar. Partia Demokratike ka denoncuar këtë përdorim të fondeve si një veprim me mjaft pasoja për ekonominë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego