Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka kërkuar sot stabilizimin e qytetit të Laçit pasi sipas saj destabilizimin e solli policia. Nënkryetari demokrat Jamin Gjana dhe deputeti i Kurbinit Pal Dajçi, kanë protestuar sot për përqëndrimin e forcave të shumta të policisë në Laç. Sipas Gjanës këto forca e kanë shndërruar situatën në të jashtëzakonshme.

Forcat Speciale tha Gjana, një pjesë e të cilave janë kontigjent i ’97, kanë keqtrajtuar në selitë e komisariatit njerëz që s’kanë asnjë lidhje më incidentin. Sipas Gjanës mbahen të arrestuar pa mandat disa dhjetra qytetarë të pafajshëm. Për PD ngjarjet e fundit në Laç kanë tërësisht motive politike.

Jemin Gjana, Nënkryetar i PD:- “Partia Demokratike nuk mund të pranoj dhe nuk mund të pranoj dhe nuk mund të toleroj dhunimin e të drejtave të njeriut për një rreth të tërë, për një qytet të tërë ndofta së pari vetëm për shkak të manifestimit të bindjeve të tyre politike, ndryshe nga alternativat që qeverisë sot vendi. PD shqiptare i bënë thirrje qeverisë të largoj trupat që kanë rrethuar Kurbinin dhe të mos nxisë destabilizim të situatën në Kurbin”.

Gjana e Dajçi në emër të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kjo parti distancohet nga çdo veprim i kundraligjshëm e destabilizues./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego