Kërkon votimin e marrëveshjes në Parlament

Partia Demokratike i përgjigjet negativisht kërkesave për ndryshim të sistemit zgjedhor, pas deklaratave nga mazhoranca, që është shprehur e gatshme për listat e hapura dhe për diskutime edhe me opozitën parlamentare.

Në një deklarate të Partisë Demokratike thuhet se hapja e diskutimeve për ndryshimin e sistemit zgjedhor janë alibi e Ramës për të vonuar votimin në kuvend të marrëveshjes, e cila është kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

“Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret”, thuhet ne deklarate.

Tv Klan