PD përkujton 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës

PD përkujton 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës

15:42 09/09/2019

Nga Postriba, ku mori pjesë në përkujtim të 73-vjetorit të kryengritjes së parë antikomuniste, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ftoi shqiptarët të ngrihen kundër keqqeverisjes.

Në mungesë të kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, Bardhi tha se kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë dhe mos pranuar sundimin e tanishëm.

73 vite më pas, kryengritja e Postribës mbetet aktuale; sepse na thërret për të qëndruar sërish, për të luftuar për lirinë, për të drejtat humane, përkushtimin për të mos pranuar sundimin. Sepse edhe sot, kemi në fuqi një regjim që po sfidon çdo ditë, të drejtat, liritë dhe vlerat tona evropiane. Respekti më i madh për atë lëvizje, për atë kryengritje do të ishte nëse angazhohemi të gjithë që regjime e sundime të tjera të mos instalohen më në vendin tonë. Të mos lejojmë më hordhi e brigada të krimit, që marrin pushtetin me çdo kusht e shtypin pastaj qytetarët e tyre”.

73-vjetori i Kryengritjes se Postribës është përkujtuar edhe nga kreu i demokratëve Basha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se në vend të ndjesës shohim një paradë krenarie të xhelatëve të sistemit totalitar, që sipas kryedemokratit ka frymëzim shtetëror. Më 9 Shtator  të 1946 malësorët dhe klerikët e Postribës kundërshtuan regjimin komunist të instaluar në Shqipëri.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT