Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim të ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka deklaruar se kryetari i selisë blu, ka qenë i qartë dhe i prerë për këtë çështje dhe ka deklaruar se “kjo aferë korruptive do të zhbëhet”.

“Sot fatkqësisht Shqipëria është kthyer në një çiflig të 5 personave që po marrin porte, aeroporte e çdo pasuri publike. Kastrati përfiton Porto Romanon, përfiton traun që ndan shqiptarët dhe atij i falet dhe aeroporti”.

Më tej në reagim thuhet se PD-ja është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive dhe përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona.

“Do heqim ligjin që favorizon me përjashtime nga renta minerare, ligjin që favorizon oligarkët që marrin jahte pa TVSH. Ligjin që përjashton nga taksat vetëm hotelet që ndërtojnë oligarkët që sot paguajnë 5% tatim fitimin dhe 6% TVSH për shërbimet”.

Sipas Tabakut, kështu çlirohet ekonomia./tvklan.al