Anëtarësia e Kukësit “ndëshkon” dy ish-kryebashkiakët

1320 anëtarë të Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës janë thirrur në votim për të përzgjedhur përmes parimit “një anëtar, një votë” kandidatët për deputetë të kësaj force politke në zgjedhjet e 25 Prillit.

Janë 22 kandidatë të ndarë në tre degë; atë të Matit, Bulqizës dhe Dibrës, që pasi kanë kaluar filtrin e verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit, do t’i nënshtrohen këtij procesi, që ka nisur në orën 10 të paradites e do të mbyllet në orën 18.00 të mbrëmjes.

Për nënkryetarin e demokratëve, Edmond Spaho më 25 Prill demokratët do të shkojnë në zgjedhje me ekipin e tyre fitues.

“Do të na grantojnë që do të fitojmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njëkohësisht do të garantojnë dhe një qeverisje më të mirë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të vendit”.

Procesi i konsultimit të anëtarësisë nisi të premten me Qarkun e Kukësit, ku pas votimeve anëtarësia skualifikoi dy ish-kryebashkiakët e djathtë në garë, atë të Tropojës Besnik Dushaj dhe Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.   

Të dielën anëtarësia e PD-së së Gjirokastrës do të votojë mes 27 emrave të seleksionuar më herët nga Komisioni i Verifikimit të Kandidatëve. Pas votimeve nga anëtarësia, të gjithë emrat e përzgjedhur do të kalojnë sërish në filtrin e Komisionit të Verifikimit për t’u votuar në fund nga kryesia e Partisë Demokratike.

Kandidatët për degën Dibër

1. AGRON QOKU

2. ALBERT KOJKU

3. BAJRAM BALLIU

4. ILIR HYSA

5. JETON KALOSHI

6. LUAN HAKA

7. MIRELA MAZARI

8. NEHAT COLLAKU

9. XHEMAL GJUNKSHI

Kandidatët për degën Mat

1. BASIR ÇUPA

2. DEA KAZIU

3. DENISA VATA

4. DHURATA ÇUPI

5. KRESHNIK ÇOLLAKU

6. LINDITA DODA

7. NEZIR RIZVANI

Kandidatët për degën Bulqizë

1. BARDHYL RAMA

2. DURIM BALLA

3. EDMOND ISAKU

4. FLLANXA LOSHA

5. MUIS LLANAJ

6. PETRIT DODA

Votimet dega Kukës

1. ADMIR SINAMATI

2. ARBEN CEJKU

3. IBRAHIM BRUKA

4. SAHIT PRIZRENI

5. VJOLLCA VATA

Votimet dega Tropojë

1. BESNIK DUSHAJ

2. FERIDE RRAHMANAJ

3. ISUF ÇELA

4. LUSH SUSAJ

5.MIMOZA HAJDARMATAJ

6. XHEM NEZAJ

Tv Klan