Partia Demokratike akuzoi Drejtorin e Policisë së Durrësit, Alfred Çepe si të përfshirë personalisht në zhdukjen e provave, që sipas saj implikojnë deputetin socialist Rrahman Rraja, kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi dhe deputetin Taulant Balla në kërcënimin me armë të ish-nënkomisar Emiljano Nuhut, në ambientet e Komisariatit të Fushë-Krujës.

“Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit,  Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe  Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21  Korrik.  Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e  kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me  tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për  shkatërrimin e provave”.

Por në një reagim të sajin, Ministria e Brendshme i cilëson si sulm me fakte të deformuara akuzat e PD. Në deklaratë sqarohet se për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

Për këto akuza ka replikuar virtualisht kryeministri dhe kryetari i opozitës.

Rama ironizoi duke shkruar: Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman Paketa, Kryeministri ka ripërsëritur se është e nevojshme paketa antishpifje, që sipas tij ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm.

Ndërsa Basha i është përgjigjur duke postuar disa deklarata të kryeministrit që i dilte në mbrojtje Elvis Rroshit.

“Avaz i vjet

ër i kryekaragjozit sa herë kapet mat”,

shkruan kryeopozitari. “

Siç mbronte Rroshin po mbron Ballën”

.

E ndërsa Rama kërkon paketë antishpifje, Basha këmbëngul te vetting-u për politikanët, si mjeti që do pastrojë siç thotë llumin dhe t’ju kthejë qeverinë njerëzve.

Tv Klan