Partia Demokratike vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PSD-së, Tom Doshi për atë që ata e konsiderojnë masakër zgjedhore, rezultatin e 25 Prillit.

Selia blu ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku thotë se Partia Socialiste është Tom Doshi me 3 deputetët e tij.

“Është Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin deputet. Është Jurgis Çyrbja i Plarent Dervishaj. Është Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Është Rrahman Rraja i bandës së kokainës në Belgjikë”, thuhet në videon e shpërndarë nga PD-ja./tvklan.al