Basha: Ulje çmimi për energjinë për 300kw/h e parë në muaj

Krydemokrati Lulzim Basha premton rritjen e pensionit dyfishin e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Nga njësia 9 në Tiranë, Basha thotë se me planin e PD fermerët do të kenë mbështetje direkte me 100 milonë euro në vit.

“Ne do vendosim një politikë e cila do ta rrisë pensionin minimalisht dyfishin e çmimeve të inflacionit, në jo më pak se 5%. Paketa e mbështetjes për fermerin, me qeverinë tonë do të jetë 100 milionë euro në vit”, tha Basha.

Për kreun e demokratëve qeveria “Rama” në bashkëpunim me grupe kriminale, pastron paratë përmes ndërtimeve në kryeqytet. Ai thotë se Partia Socialiste kërkon mandat të tretë për të vijuar vjedhjen e taskave të qytetarëve.

“Këtu duan të ndërtojnë dhe të nxjerrin para pushtetarët bashkë me banditët dhe oligarkët. Në Shqipëri bëhet korrupsion dhe pastrim parash mes pushtetit, qeveritarëve, institucioneve dhe krimit. Mandat të tretë kërkon vetëm për të vazhduar tiraninë dhe vjedhjen”, tha Basha.

Kandidati i opozitës për kryemmnistër shprehet se do të ndryshojë kulturën politike në Shqipëri, pasi nuk do të garojë për një mandat të dytë nëse nuk i mban premtimet ndaj qytetarëve.

Klan News