Për anëtarët duhet të japë pelqimin edhe Presidenti

Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë me gjyqtarë të përkohshëm për Partinë Demokratike është në shkelje të Kushtetutës.

Në një deklarate të bërë nga selia blu disa ditë pas marrjes së këtij vendimi, shprehet shqetësimi për degradimin e KLGJ në një korporatë private të Edi Ramës.

Demokratët thonë se për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Kushtetutë përcaktohet se duhet të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Në deklaratën e saj PD thotë se kjo është drejtësia private e Edi Ramës, e cila ka për qëllim të mbrojë nga ndëshkimi Edi Ramën dhe t’u japë vrasësve dhe krimineleve një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Tv Klan