Tre janë provat shkencore sipas demokratëve që faktojnë sesi prokuroria është kthyer në noter të policisë lidhur me materialet që i janë sjellë nga vartësit e ministrit të Brendshëm për çështjen e audiopërgjimit, ku opozita pretendon se vëllai i Fatmir Xhafajt është përfshirë në trafik droge.

“Verifikimi dhe analizimi i qelizave telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e pretenduar kur është realizuar përgjimi, kanë qenë apo jo në të njëjtin vend, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Mostrat e zërit të Agron Xhafës, janë marrë nga eksperti vartës i Fatmir Xhafës, me pajisjet e Fatmir Xhafës. Drejtuesi i prokurorisë ka gritur një grup hetimor, por prokurorët në përbërje të tij i ka caktuar pa short”

, thotë Gazmend Bardhi.

Demokratët thonë se Kryeministri ka krijuar një shtet privat duke e vënë edhe Prokurorinë në mbështetje të krimit dhe se i arrestuari për çështjen e Babales, Fredi Alizoti është aktor i paguar nga Kryeministri.

“Zyrtarisht, Prokuroria e shtetit, institucioni që ka për detyrë të luftojë krimin dhe korrupsionin, është shndërruar në një celulë kriminale të fabrikimit të provave dhe dëshmitarëve”, s

hprehet deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sipas opozitës, vendi ka hyrë në një diktaturë mafioze, ku krimi i organizuar ka vënë nën kontroll edhe drejtësinë.

Tv Klan