Demokratët i kanë bërë sërish thirrje Prokurorisë që të arrestojë Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas opozitës organi i akuzës vijon të heshtë, ndonëse ka përgjegjësinë për ta hetuar krimin elektoral që selia blu thotë se Dako e ka kryer në bashkëpunim me bandat kriminale të Durrësit.

Për Partinë Demokratike, 3 përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë maja e ajsbergut të provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme.

Opozita thotë se mosarrestimi i Dakos dëshmon kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, shkatërrimin total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

Tv Klan