PD: Prova të reja për manipulimin e zgjedhjeve

PD: Prova të reja për manipulimin e zgjedhjeve

15:36 11/09/2019

U shtuan votuesit dhe u transferuan votat

Partia Demokratike ka denoncuar me prova manipulimet e votimeve të 30 Qershorit, të evidentuara sipas saj edhe në raportin final të OSBE-ODIHR-it.

Sipas demokratëve, pamjet e siguruara në qendrat e numërimit faktojnë mënyrën sesi ka ndodhur ky proces nga komisionerët socialistë, ku KZAZ e Pogradecit dhe ajo e Urës Vajgurore janë rastet më flagrante të manipulimit.

Transferimi i fletëve të pavlefshme në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetar bashkie është një tjetër shembull, sipas demokratëve, i manipulimit të procesit elektoral.

Demokratët thonë se të gjitha provat krahas OSBE ODIHR-it i janë dërguar edhe Prokurorisë, por sipas tyre organi i akuzës nuk ka nisur ende asnjë hetim për shkelësit e ligjit dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Tv Klan

Të ngjashme