PD publikon dokumente të tjera për Babanin

Posta

PD publikon dokumente të tjera për Babanin

15:55 18/09/2019

“Tentoi të hynte në Itali dy vjet pas dëbimit

Partia Demokratike publikoi të tjera dokumente të nxjerra nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, që sipas saj provojnë se kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka tentuar të hyjë në Itali dy vite pasi ishte dënuar në Itali për vjedhje makinash me një emër të rremë.

Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane. Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person”, tha Gazment Bardhi.

Partia Demokratike thotë se Babani dhe Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku kanë mbështetjen e Kryeministrit Rama i cili me mbështetjen e prokurorisë nuk lejojnë zbatimin e ligjit të Dekriminalizimit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi