PD publikon dokumentin për Ardi Veliun



PD publikon dokumentin për Ardi Veliun

19:25 02/06/2020

“Ai dhe Rama janë një”

Partia Demokratike reagoi pasi kryeministri Edi Rama tha sot se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka gabuar në mënyrën se si e tha deklaratën në lidhje me nënën e 15-vjeçarit  të arrestuar disa ditë më parë, por që besonte në ndjesën e tij.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se sot të gjithë kanë kuptuar që Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një.

Ish-deputeti ka rrëmuar në dosjen e vetingut të Veliut, të cilin kryepolici e ka kaluar, një dokument të shërbimit sekret, ku sipas Alibeajt sqarohet “’Integriteti ” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot”.

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”, thuhet në dokument.

Kësaj skede sipas Alibeajt, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në Policinë e Shtetit.

“Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm, nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri”, shkruan Alibeaj./tvklan.al



Të ngjashme