PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vjet burg në Greqi

PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vjet burg në Greqi

13:42 10/01/2020

Kërkohet procedim penal për fshehje të formularit të Dekriminalizmit

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Athinës në vitin 2000 për plagosje por nuk e ka kryer asnjëherë dënimin pasi nuk është gjetur nga autoritetet e shtetit grek.

Këtë version e dëshmon ky dokument i bërë publik nga Partia Demokratike, që prej dy ditësh e ka akuzuar Ismailajn se është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit pasi ka fshehur këtë vendim të marrë nga drejtësia greke.


“Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të  pakundërshtueshme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale. Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek”.

Demokratët kërkojnë ndalimin e Qerim Ismailajt dhe procedimin e tij penal për falsifikimin e formularit të Dekriminalizimit. Vetë kryebashkiaku socialist i Mallakastrës i mohoi dy ditë më parë akuzat dhe si provë që nuk ka asnjë vendim në shtetin fqinj për të, tha se vetëm dy javë më parë ka udhëtuar drejt Greqisë.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi