Të shtunën Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të miratuar ndryshimet në statut dhe për të votuar kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Pas mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, PD ka shpallur edhe emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Nga lista me rreth 600 kandidatë, do të zgjidhen 300 anëtarë nga të cilët jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në moshën 35-vjeçare.

Përjashtim nga votimi anëtarët aktualë të partisë, ish-kryetarët e partisë, ish-Presidentë, ish-Kryeministra e ish-kryeparlamentarë, deputetët që dolën fitues në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, kryebashkiakët dhe anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive. /tvklan.al

LIsta me emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD – Kliko Këtu