Skualifikohen 13 kandidatë, vendimin final e merr Kryesia 

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike përmbylli procesin për vlerësimin për përfaqësuesit politikë të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme. Komisioni i ka dorëzuar raportin kryetarit Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Nga lista me 498 kandidatë që përzgjodhi anëtarësia me votë, në të gjithë vendin do të vijojnë garën 299 emra nga listat e secilës degë, ndërsa 27 të tjerë propozohen që të jenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhjet e ardhshme.

Por komisioni ka dorëzuar edhe një listë të dytë me 13 emra, të cilët janë lënë përkohësisht jashtë garës. Ata mund të përzgjidhen në një faze të dytë nga organet drejtuese, kryetari apo Kryesia e partisë. Në këtë listë bien në sy emra aktive gjatë 2 mandateve të demokratëve në opozitë si ish-deputetët Ervin Salianji, Tritan Shehu, Endi Hasa, Izmira Ulqinaku, Nadire Meçorapaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, etj.

Më herët gjatë votimeve, anëtarësia e Partisë Demokratike skualifikoi edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Astrit Veliaj, Hekuran Hoxhalli, si dhe tre ish-kryebashkiakë, atë të Kukesit, Tropojës e Pogradecit. Do të jetë Kryesia e partisë që do të vendosë përfundimisht për listën e kandidatëve për deputetë. Ky forum ka të drejtë të propozojë deri në 20% të emrave të listës finale, pjesë e së cilës do të jenë figura me peshë politike në radhët e demokratëve, si dhe përfaqësues nga ish të përndjekurit politik dhe ish-pronarët.

1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

1.    AGRON SHEHAJ

2.    ALBANA VOKSHI

3.    ALDO BUMÇI

4.    ALFRED RUSHAJ

5.    ARBEN RISTANI

6.    BARDH SPAHIA

7.    BELIND KËLLIÇI

8.    ÇLIRIM GJATA

9.    DHURATA ÇUPI

10. ENKELEJD ALIBEAJ

11. ENNO BOZDO

12. ERVIN MINAROLLI

13. FATBARDH KADILLI

14. FLAMUR NOKA

15. FLORJON MIMA

16. GENC POLLO

17. GENT STRAZIMIRI

18. GRIDA DUMA

19. ISUF ÇELA

20. INA ZHUPA

21. IVI KASO

22. JORIDA TABAKU

23. KRESHNIK ÇOLLAKU

24. LUÇIANO BOÇI

25. OERD BYLYKBASHI

26. ORJOLA PAMPURI

27. TOMORR ALIZOTI

2. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

1.    ANDON FRROKAJ

2.    ARBEN KASHAHU

3.    ENDRI HASA

4.    ERVIN SALIANJI

5.    FATBARDHA KADIU

6.    IZMIRA ULQINAKU

7.    LINDITA METALIAJ

8.    LORENC LUKA

9.    LUAN BACI

10.  NADIRE MEÇORAPAJ

11.  ROMEO GURAKUQI

12.  TRITAN SHEHU

13.  XHEMAL GJUNKSHI

Tv Klan