Gjiknuri: Po hapëm lojën e sistemit, do shpërbejmë Kushtetutën

Një ditë pasi Partia Socialiste zyrtarizoi qëndrimin e saj pro listave të hapura të kandidatëve për deputetë, Partia Demokratike ka publikuar disa qëndrime të mëparshmë të socialisteve, ku ata shprehën kategorikisht kundër tyre.

Sekretari i Përgjithshëm, i PD-së, Gazmend Bardhi ka shpërndarë disa deklarata të bëra nga Damian Gjiknuri, ku ky i fundit shprehet se listat e hapura do fusin në parlament njerëz problematikë.

“Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura. Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja”, shprehej Gjiknuri më 19 Qershor.

Më 21 Maj Gjiknuri është shprehur: “Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë”./tvklan.al