Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video se si kanë vepruar sipas selisë blu bandat e pushtetit për të vjedhur dhe për të blerë rezultatet e zgjedhjeve.

PD ka publikuar foto nga një grup të hapur me urdhër të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që drejtohej nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri. Në të PD-ja thotë se, “ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave”.

Seliba blu thekson se i ka çuar në prokurori këto prova, por ajo nuk ka vepruar.

“Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar”./tvklan.al