“Bashkia ndërpreu bonusin për banorët, rrezikohet shembja e pallatit”

Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se po bëjnë propagandë me programin e rindërtimit.

Nga një pallat në zonën e Yrshekut, që rrezikon shembjen e tarracës dhe shkallëve, duke u kthyer në kërcënim serioz për banorët, zëdhënësja Ina Zhupa tha se prej muajit Gusht bashkia i ka ndërprerë bonusin e qirasë banorëve.

Pas ndërprerjes së bonusit, selia blu thotë se këta banorë janë kthyer të banojnë në pallatin që rrezikon shembjen, duke u lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia e kryeqytetit.

Tv Klan