PD: Qeveria braktis shqiptarët



PD: Qeveria braktis shqiptarët

18:38 16/09/2020

Rama, propaganda me programin e rindërtimit

Andon Shota, banor i fshatit Bubq në Fushë-Krujë, thotë se prej 10 muajsh po qëndron në çadër sëbashku me familjen e tij, duke mos përfituar asnjë ndihmë për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rasti i tij u bë publik nga Partia Demokratike, e cila akuzon Kryeministrin Rama se po bën propagandë me programin e rindërtimit.

Orjola Pampuri: Nga 26 Nëntori, ju nuk keni patur asnjë lloj mbështetje?

Andon Shota: Jo, jo, jo!

Orjola Pampuri: Për sa i përket rindërtimit të shtëpisë?

Andon Shota: As ka pyetur njeri për atë punë!

Orjola Pampuri: Ndërkohë jeni me DS4 dhe nuk ka ardhur askush të marrë masa për rindërtim?

Andon Shota: Asnjë!

E vetmja gjë që kërkon ky banor është që shteti t’i sigurojë një strehë, pasi me mbërritjen e dimrit e ka të pamundur jetësën në çadër.

Andon Shota: Unë kërkoj vetëm një gjë, një ndihmë nga shteti, të venë dorën ata se fundja fundit, janë duke shkuar paratë në katër anët krejt, të paktën të hedhi sytë nga ata që janë brenda në çadër!

Partia Demokratike thotë se rasti i familjes Shota në Fushë Krujë nuk është i vetmi, pasi sipas saj, janë me dhjetra të lëna në harresë nga shteti, pas prishjes së shtëpive nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Tv Klan





Të ngjashme