“Para vetëm për PPP e oligarkëve të Ramës”

Buxhet të varfërimit të shqiptarëve e cilësoi Partia Demokratike buxhetin e qeverisë për vitin 2020.

“I bindur se ky është buxheti i tij i fundit, Edi Rama e ka shndërruar këtë në buxhetin KÇK- (Kap Ça t’Kapësh) Buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon shqiptarët me taksa të larta, me të cilat do të paguhen miqtë, klientët, financuesit dhe oligarkët e Edi Ramës”.

Sipas shefit të kabinetit në Partinë Demokratike, përmes këtij buxheti qeveria synon pasurimin e klientëve të Kryeministrit, ndërsa parashikohen me rënie investimet publike.

“Me rënie planifikohen edhe investimet publike, ku rënien më të madhe e kanë projektet në rrugë dhe ujësjellës. E ndërsa nuk ka asnjë qindarkë për rritje pagash, si lum vërshojnë fondet buxhetore për të paguar PPP e klientëve të qeverisë. 120 milionë euro apo 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit”.

Demokratët thonë se në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politike dhe ish-pronarët.

Tv Klan