“3.5 mln euro u vodhën, nuk ka klasa dixhitale e as tableta falas”

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me projektin për dixhitalizimin e shkollave.

Sipas selisë blu fondi prej 3.5 milionë dollarë është vjedhur, duke lënë me mijëra të rinj, përfshi edhe ata të dy gjimnazeve të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”, që ishin pjesë e këtij projekti pa klasa dixhitale dhe tabletë falas.

Demokratët thonë se nuk ka as dixhitalizim të mësimdhënies e as mësim online, por vetëm mësim të cunguar që ka rritur në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë.

Tv Klan