PD: Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave

Posta

PD: Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave

15:16 18/10/2019

“Akti normativ nuk parashikon shpërblime për pensionistët”

Duke iu referuar një dokumenti konfidencial, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se do miratojë një akt normativ që sipas saj fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.

Drejtori i kabinetit në selinë blu, Dorian Teliti tha se në këtë dokument parashikohet që me ritmet aktuale të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë Dollarë më pak.

Sipas Partisë Demokratike, akti normativ i qeverisë nuk parashikon gjithashtu shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit, ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë, si dhe braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi