Partia Demokratike denoncon si një tjetër akt korruptiv një ndryshim në kontratën e nënshkruar mes kompanisë që ka fituar koncesionin e Check Up-it dhe Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyruar Shëndetësor.  

Bëhet fjalë për detyrim – kërcënimin  që u është shtuar në kontratat e punës mjekëve për të informuar dhe për të sjellë me imponim popullsinë në qendrat ambulatore për të kryer.”

Sipas demokrateve, me këtë kontratë kryeministri e ka vendosur zyrtarisht të gjithë sistemin e shëndetësisë në shërbim të konçesionit të check up-it. Dhe pas kësaj fshihet diçka tjetër.

“Tani, për miken dhe klienten e tij Vilma Nushi, do të punojë i gjithë personeli në qendrat shëndetësore, i detyruar me një kontratë të paligjshme. Pas skemës për të vënë personelin shëndetësor në shërbim të konçesionit të Ramës për Check Up, fshihet edhe synimi për të rritur fondin e miliona eurove që shteti i paguan klientes së kryeministrit. Deri tani, edhe me manipulimin e shifrave, vetëm 27 për qind e shqiptarëve e bën Check Up. Ndërsa Vilma Nushi paguhet njësoj, rreth 6 milionë euro në vit.”

Partia Demokratike thotë se kjo është një shkelje e hapur e Kodit të Punës, pasi në kontratën e mjekëve me Fondin për 2018-ën, që pritet të firmosin këto ditë mjekët e familjes në mbarë vendin, nuk thuhet që mjeku do paguhet për Check Up-in. Për këtë arsye ajo i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë ta tërheqë atë.

Tv Klan