PD: Qeveria emëron kandidatin e PSD kryeinspektior për Veriun




PD: Qeveria emëron kandidatin e PSD kryeinspektior për Veriun

17:23 17/06/2021

Alibeaj: Tregues se Rama po bashkëpunon me Tom Doshi pas zgjedhjeve të 25 Prillit

Partia Demokratike deklaron se qeveria ka emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit kandidatin për deputet i PSD-së, Serdar Hoxha.

Enkelejd Alibeaj shprehet nga selia blu se ky emërim tregon bashkëpunimin e kryeministrit Edi Rama me Tom Doshin.

Alibeaj akuzon Doshin se ka përfituar miliona euro nga qeveria dhe sipas tij i ka përdorur për të blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 25  Prillit.

Sipas Alibeajt, 3 mandatet e PSD janë në shërbim të qeverisë “Rama”.

Klan News





Të ngjashme