Balla: Do jetë gati në pranverën e 2021

Demokratët akuzojnë qeverinë se ka dështuar në procesin e rindërtimit duke sjellë si shembull spitalin e Laçit. Opozita thotë se një vit pas prishjes së godinës, 50 mijë banorët e Kurbinit detyrohen të marrin shërbimin shëndetësor në spitalin rajonal të Lezhës.

Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve cili pazar e pengoi spitalin e Laçit të ndërtohej sipas premtimit. Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. Deri tani ka vetëm një projekt në3D, si çdo premtim tjetër i kryeministrit më të keq të Shqipërisë në këto 30 vite.”

Në kundërpërgjigje, Taulant Balla nga foltorja e parlamentin akuzoi opozitën se po bën politikë me mashtrime.

Ajo që po ndodh me spitalin e Laçit është  procedurë e zhvilluar, shteti ka gjetur fondin, përfshin si procedurë edhe institucione ndërkombëtare sepse është e përfshirë edhe Banka Botërore, qeveria ka siguruar fondin ka negociuar marrëveshjen dhe në pranverën e 2021 do marrë përgjigje

Në Dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Rama gjatë një inspektimi në zonën e Laçit që rezultoi një ndër të prekurat nga tërmeti tha se ky spital do të jetë i pari që do të ndërtohet.

Tv Klan