Një ditë pasi Kryeministri Rama paralajmëroi reformë të thellë në sistemin shëndetësor, ka reaguar Partia Demokratike. Në një dalje për mediat, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në selinë blu, Tritan Shehu, akuzoi kreun e qeverisë se ka mashtruar shqiptarët me mos mbajtjen e premtimeve elektorale për shëndetësi falas.
Ministria e Shëndetësisë reagoi ndaj akuzave të Partisë Demokratike duke thënë se mbulimi universal shëndetësor është objektivi i këtij dikasteri, për t’i ofruar shërbim falas çdo personi, pavarësisht nëse ka apo jo burime të mjaftueshme financiare.
Ministria i kujtoi Partisë Demokratike se sistemin shëndetësor e gjeti në gjëndje të rrënuar, me spitalet të pafurnizuar me barna e materiale mjekësore dhe pajisje jashtë funksionit.
Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë sqaron se për të shkuar tek mbulimi universal duhet jo vetëm të përballojë një sërë sfidash, por dhe të bëjë më parë disa hapa të rëndësishëm dhe themelorë, të domosdoshëm për ta nxjerrë shëndetësinë nga gjendja e rëndë.
Tv Klan