“Shkak i bllokimit të aplikimit posta elektronike dhe numri i celularit”

Demokratët akuzojnë qeverinë se përmes burokracive dhe marrjes së të dhënave personale po i pamundëson mijëra qytetarëve marrjn e e pagesës së papunësisë.

Ish-deputeti Enno Bozdo thotë se kompanitë kanë shprehur si shqetësim mos pasjen e një adrese emaili nga ana e punonjësve të tyre, që është edhe kusht së bashku me numrin e celularit për përfitimin e ndihmës financiare.

“Pa plotësimin e këtyre të dhënave, aplikacioni qeveritar për marrjen e pagesës së papunësisë bllokohet. Askush nuk përfiton dot asgjë. Kjo do të thotë që ta bësh të pamundur dhënien e ndihmës apo, në rastin më të mirë, ta vështirësosh atë në maksimum. Burokracia dhe marrja e të dhënave personale, shkaku kryesor i bllokimit të aplikimit. Ky është një nga ato raste  që tregon se qeveria merr vendime aty për aty, të pamenduara dhe në kaos, duke i shkuar pas krizës, jo duke i paraprirë asaj”.

Për demokratët, shtimi i elementëve të tillë në dokumentet zyrtare mund t’i shërbejë qeverisë për marrjen në mënyrë indirekte të të dhënave personale të qytëtarëve, por ajo ua bën edhe më të vështirë jetën mijëra punonjësve, të cilët të vetmin burim jetese kanë marrjen e pagesës së papunësisë.

Tv Klan