Qytetari prej 8 muajsh në çadër

Fillimi i sezonit të shirave për familjen e Shkëlzen Ukës nga fshati Shpërdhet i Kurbinit e bën të pamundur jetesën në këtë ëadër, ku thotë se qëndron prej 8 muajsh pas tërmetit të 26 nëntorit që i shkatërroi shtëpinë. Denoncimi i këtij qytetari erdhi nga Partia Demokratike përmes kreut të Forumit  Rinor Demokrat Belind Kellici.

Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli. Tashi thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shpi? Nuk e di tashi. Kushtet janë shumë të rana, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë”, tha Uka.

Kryefamiljari kërkon nga autoritet shtetërore zgjidhje sa më parë për banesën e tij.

A rrihet këtu në çadër në gjithë këtë dimër që po vjen? Kjo është jetë si ti thush një jetë qeni. Prandaj, i bëj thirrje shtetit që të vej dorën në zemër, të vi sa më parë. Dua shpi të hy mrenë, jo lukks, nuk du luks, veç shpi të fus kokën mrenë. Këtë kërkoj nga shteti”, shton banori.

Sipas Partisë Demokratike janë më dhjetra rastet në kurbin ku qeveria ka braktisur familjet që u prekën nga tërmeti i vitit të kaluar duke bërë show e propagandë me programin e rindërtimit.

Tv Klan