Partia Demokratike akuzon qeverinë se duke rritur taksat për biznesin e vogël e të madh ka çuar në falimentimin e qindra bizneseve. Sipas nënkryetares së Komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku shqiptarët paguajnë 1.5 miliardë euro taksa më shumë se 5 vjet më parë.

 

“Në çdo buxhet që kjo qeveri solli, pati rritje taksash për bizneset e mëdha e të vogla, për qytetarët, për pensionistët. Sot, ne paguajmë 1,5 miliardë euro taksa më shumë se 5 vjet më parë. Ccdo ditëmbyllen 40 biznese nga pamundësia për të mbijetuar në një treg ta pabarabartë.

Sot, ekonomia më e madhe infomale është ajo e drogës, kështu që është e kotë që Ahmetaj të ulet me bizneset për të diskutuar se si mund të ulet informaliteti. Sot, 1,2 miliardë euro vijnë vetëm si rezultat i drogës”.

Tv Klan