Gjatë interpelancës së thirrur në Kuvend me Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri opozita i cilësoi skemë mafioze kontratat për ngritjen e tre inceneratorëve në Tiranë, Elbasan e Fier.

Jorida Tabaku:

“Pse është zgjedhur për të tre Klodian Zoto, një partner i regjistruar me një dhomë e një guzhinë merr tre koncesionet pa garë”.

Ministri i Energjisë sqaroi se e gjithë procedura e ndjekur ishte në përputhje me ligjin dhe e ftoi opozitën të kërkojë hetim parlamentar.

Damian Gjiknuri:

“U bë e shpejtë e pa procedurë sepse Elbasani kishte emergjencë kombëtare për djegien dhe ishte bërë krematorium i gjallë. Ligji përcakton procedurë pa shpallje emergjente”.

Në replikë u përfshi edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili sqaroi se ngritja e inceneratorëve është një kërkesë e hershme e demokratëve, për të cilën sipas tij qeveria Berisha kishte miratuar edhe një strategji në vitin 2012.

Ahmetaj hodhi poshtë edhe akuzat e ngritura nga kreu i demokratëve Lulzim Basha se pas koncensionit të marrë nga biznesmeni Klodian Zoto fshihet kreu i financave.

Tv Klan