PD: Qeveria s’ka mbajtur premtimin për rindërtimin



PD: Qeveria s’ka mbajtur premtimin për rindërtimin

16:44 20/09/2020

“Bën propagandë me fatkeqësinë e banorëve”

Shqetësimi i Behar Kallakut nga Njësia Administrative Bubq e Fushë-Krujë është sjellë nga demokratët si një tjetër rast që selia blu thotë se dëshmon propagandën e qeverisë me programin e rindërtimit. Behari thotë se që prej tërmetit të 26 nëntorit ndonëse banesa i ka dalë për prishje, ai sorollatet nga zyrat e pushtetit local me argumentin se ka një banesë të dytë.

Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë”, thotë Behar Kallaku.

Behari shprehet se e ka të pamundur të përballojë jetësën financiarisht të cilës i shtohet edhe problemi shëndetësor që ka me të birin për shkak se është i paralizuar. Ndaj kërkon nga autoritet të vendosin sa më parë për banesën e tij.

Të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu”, shton banori.

Sipas Partisë Demokratike qeveria nuk ka mbajtur premtimin që u ka bërë banorëve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, duke i lënë familjet e prekura në qiell të hapur.

Tv Klan




Të ngjashme