“Pse mbahen sekret procedurat për blerjen e pajisjeve mjekësore”

Demokratet kanë kërkuar sërish nga qeveria të bëjë transparencë lidhur me tenderat e zhvilluar për blerjen e pajisjeve mjekësore .

Sipas Enkeled Alibeajt që ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu,  Edi Rama ka urdhëruar që të mbahet sekret informacioni për kostot e këtyre tenderave urgjente si dhe për përzgjedhjen dhe ofertat që bën fituesit.

Alibeaj thotë se është përzgjedhur fitues një kompani antenash televizive e që është e njëjta që u përdor për shitjen e dekoderave për qytetarët me përkrahje sociale.

Selia blu përsërit kërkesën për KLSH dhe për SPAK të nisë hetimet.

Tv Klan