Bashkia e Tiranës: Familja Balla trajtohet me bonus qiraje

Bukurie Balla dhe bashkëshorti i saj prej 9 muajsh jetojnë në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, e cila është shpallur e pabanueshme, duke rrezukuar kështu edhe jetën.

Rasti i saj u bë publik nga Partia Demokratike, e cila akuzon qeverinë  për braktisje të qytetarëve të prekur nga tërmeti.

“As erdhi kush me më ndihmuar, as këta të komunës. Edhe të vinte kryetari i komunës, të shkonte me makinë e shkonte shpërndante kurse unë me burrë plak s’më merr kush me më dhënë një bidon ujë. Për mua jo tërmet, jo gjë, për mua ishalla bie tani të vdesim që të dy se unë nuk e përballoj dot. Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu”.

Por ndaj këtij rasti ka reguar Bashkia e Tiranës, e cila ka hedhur poshtë si mashtrime pretendimet e PD-së duke theksuar se familja Balla trajtohet çdo muaj me bonus qiraje.

Tv Klan