PD: Rama bëri vendin lavatriçe të parave të pista



PD: Rama bëri vendin lavatriçe të parave të pista

16:07 26/01/2021

“Njerëzit duhet të dinë koncesionet për mafian”

Partia Demokratike ka vijuar akuza kundër qeverisë lidhur me përgjimet e Prokurorisë Italiane për grupin kriminal Ndragheta, anëtarë të të cilit flisnin për investime në Shqipëri dhe lidhje më zyrtarë të lartë.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa është shprehur se Rama ka kthyer vendin në një lavatriçe të parave të pista dhe ka drejtuar disa pyetje për të.  

“Vetëm nga një përgjim i antimafias italiane bëhet e qartë se Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe te pastrimit te parave te pista. Njerëzit kanë të drejtë të dinë:

Sa tendera, sa koncesione janë dhënë për mafian italiane?  Sa para të pista ka pastruar qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt në këmbim të 20% -shit? Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit.

Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura. Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar.  Askush nuk i beson më ata”, tha Zhupa./tvklan.al







Të ngjashme