Kandidati për deputet  i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është takuar sot me pronarët e disa tokave, të cilët akuzojnë Bashkinë e Tiranës se po u grabit pronat përmes firmave të ndërtimit.

Një banor i tha Nokës se u është thënë se prona e tyre do u merret dhe nuk u është dhënë asnjë dokument shpronësimi. “Erdhi firma e ndërtimit dhe na tha se do të ndërtonte, sepse e kishte çuar bashkia dhe sigurisht që nuk e lejova“, tha banori.

Pasi dëgjoi problemin e qytetarit, Noka u shpreh se Erion Veliaj mendon se duke qenë disi larg Tiranës, kjo vjedhje nuk mund të bëhet publike.

Pasi mbaroi punë me Tiranën, tani është turrur në Zallherr për t’ju gllabëruar pronat me sekserë.  Ky është Zallherri që ata duan. Zallherri i nënshtruar që t’ju rrëmbejë pronat. Rrugët në këtë zonë i ka lënë si në mesjetë. Zallerri që furnizon gjithë Tiranën me ujë, nuk ka ujë për vete. Ju siguroj që pas 25 prillit kjo situatë do të ndryshojë.

Ti do ta gëzosh pronën tënde dhe banditët e Rilindjes dhe të Erion Veliajt nuk do arrijnë dot të ta vjedhin tokën.  Ky është shteti i hajdutëve dhe bandave të Rilindjes. Sjellin sekserë si hijet e natës për t’ju rrëmbyer pronat“, tha Noka./tvklan.al