Ajo që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Dibër, për Partinë Demokratike është provë e qartë e dhunës shtetërore.  Demokratët publikuan dy video, që sipas tyre provojnë se policia ka terrorizuar dhe dhunuar protestuesit në shtëpitë e tyre dhe se asnjë efektiv policie nuk është lënduar nga banorët e Peshkopisë.

“Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgjatur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit”.

Në një tjetër dalje, ish-deputetja Jorida Tabaku denoncoi kryebashkiaken e Rroskovecit Majlinda Bufi se ka kërcënuar qytetarët me aftësi të kufizuara me heqje kempi nëse nuk marrin pjesë në votimet e nesërme.

“Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë. Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe”.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e atyre që i cilëson provokime të Kryeministrit Rama dhe kërkon nga qytetarët të filmojnë, regjistrojnë e fotografojnë çdo dhunim apo presion që do t’u bëhet.

Tv Klan