“Numri i ulët i testimeve fsheh realitetin e virusit”

Një deklaratë e bërë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin “Opinion” ku flet për numrin aktual të testeve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor, është përdorur nga demokratët si provë se mungesa e testeve fsheh situatën aktuale të të prekurve me Covid-19 në vend.

Demokratët kanë këmbëngulur sërish të rritet numri i testimeve pasi vetëm kështu mund të kemi një panorama të qartë të situatës në vend.

Ministrja Manastirliu tha se përveç stokut aktual janë lidhur dhe lidhen çdo ditë kontrata për furnizimin me të gjithë kitet e nevojshme.

Tv Klan