Në një tjetër deklaratë, Partia Demokratike e ka cilësuar hipokrizi nga ana e Kryeministrit Rama përurimin e “Murit të Kujtesës” për policët e rënë në krye të detyrës, një ditë më parë.

Sipas opozitës, ndërsa Kryeministri luante teatër me policinë, në Sarandë është shfaqur Klement Balili, duke festuar në një dasmë, edhe pse ai është cilësuar si “Eksobari i Ballkanit” dhe kërkohet nga drejtësia greke dhe DEA amerikane për trafik droge.

Opozita thotë gjithashtu se kreu i qeverisë e ka veshur krimin me pushtet duke zgjedhur dhe emëruar persona me precedentë penalë.

Partia Demokratike deklaron se Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, me të cilin Kryeministri u shfaq disa ditë më parë në një takim në këtë qytet, është i akuzar për tentativë vrasjeje në vitin 1997.

Sipas demokratëve Gjonaj rezulton i dënuar edhe për kontrabandë në Lezhë.

Tv Klan