Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se qëndron pas një afere korruptive e klienteliste duke i dhënë mikut të tij Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare “Air Albania”. Deputetja Jorida Tabaku kërkoi nga Kryeministri që të përgjigjet nëse tek “Air Albania” po investohen para të pista të familjes Rama.

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Kompania fantazmë është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë. Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazmë Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe Kryeministrin Rama. Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës? A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?”

, tha Tabaku.

Tv Klan