PD: Rama ka bllokuar hetimin e zgjedhjeve

PD: Rama ka bllokuar hetimin e zgjedhjeve

15:37 09/10/2019

“Asnjë procedim për krimet elektorale të 30 Qershorit”

Demokratët akuzuan Kryeministrin Rama se përmes kapjes se drejtësisë ka bllokuar çdo verifikim të krimeve elektorale të 30 Qershorit nga ana e Prokurorisë, në të paktën tre bashki ku opozita pretendon se ka paraqitur fakte të pakundërshtueshme për blerje votash e manipulim të rezultatit zgjedhor.

Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë, Edi Rama ka bllokuar çdo veprim të drejtësisë kundër atyre që blejnë vota, kundër kriminelëve që përdoren më zgjedhje, kundër komisionerëve që manipulojnë rezultatin për të mbajtur në këmbë pushtetin e korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës”, tha ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Opozita risolli në vëmendje faktin se hetimi i krimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave.

Me vënien në kontroll të sistemit të drejtësisë, demokratët thonë se Kryeministri po vepron kundër vullnetit të BE-së.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT