Partia Demokratike, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka dhënë 101 milionë Euro për shërbimet e sigurisë, 34 milionë prej të cilave i kanë marrë kompanitë e lidhura me Safet Gjicin dhe deputetin socialist Pjerin Ndreu.

“Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.

Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë Euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë i ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu”.

Tv Klan