PD: Rama ka zhytur vendin në krizë të thellë ekonomike

PD: Rama ka zhytur vendin në krizë të thellë ekonomike

17:00 18/09/2019

“Po mblidhen më pak të ardhura, investimet kanë rënë”

Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se e ka futur ekonominë në një krizë të thellë. Sipas saj, po mblidhen më pak të ardhura ndërsa investimet kanë rënë.

“Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë. Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore”, thotë Partia Demokratike.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi