“Çfarë e lidh me pronarin e ndërmarrjes “kornuzi” që transportonte amiantin?”

Nga porti i Vlorës ku pak ditë më parë policia e qytetit bregdetar bllokoi një sasi amianti, Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratik, Jamarbër Malltezi  akuzoi Kryeministrin Rama se po lejon importin e mbetjeve të rrezikshme në vend.

Sipas Malltezit kjo veprimtari po bëhet përmes vendimit të Këshillit të Ministrave për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme.

Kreu I Departamentit të Mjedisit në PD I kërkoi shefit të qeverisë të japë sqarime se ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme, duke e akuzuar kryeministrin Rama për lidhje me pronarin e ndërmarrjes Kornuzi, e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.

Malltezi ftoi organin e akuzës të bashkëpunojë me Prokurorinë e Leçes për të hetuar atë që selia blu e cilëson trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Tv Klan