Spitali është jashtë funksionit

Një muaj pasi u inaugurua nga Kryeministri Rama dhe Ministria e Shëndetësisë si spitali Covid-4, demokratët  thonë se kjo godinë që do të vihej në shërbim për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me korona është jashtë funksionit.

“Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. Është e qartë që kryeministri në ikje ka gënjyer shqiptarët, i ka bërë të besojnë se kemi kapacitete të reja për të përballuar fluksin. Struktura e re spitalore, Covid-4 është e kyçur dhe jashtë funksionit”.

Demokratët akuzojnë qeverinë se nuk ka asnjë plan për përballimin e situatës dhe se rikthimi i “Shefqet Ndroqit” në spital Covid, penalizon të sëmurët kronikë që marrin trajtime të specializuara tek Senatoriumi.

Tv Klan