Kryeministri Edi Rama është vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës.

Partia Demokratike thotë se kreu i qeverisë po merr në mbrojtje vëllain e Fatmir Xhafajt, që sipas saj është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Sipas Partisë Demokratike, pyetja që bën çdo qytetar është “pse duhet që vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi nga Venezuela, u caktua nga Edi Rama kryetar i Reformës në Drejtësi?”

Por Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, e cilësoi e një histori të sajuar përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe u shpreh se kjo është një fushatë e ndyrë për të baltosur punën e tij në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi.

Ka reaguar për këtë çështje edhe ish – Kryeministri Berisha, sipas të cilit, Rama ka marrë 1.3 milionë euro për të fshehur kërkesën për ekstradim nga Venezuela të Agron Xhafës, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

Tv Klan